Apartamentet te banesat sociale në Shkozë janë vendosur në dispozicion për të akomoduar të prekurit nga tërmeti në Thumanë dhe Durrës që humbën familjarët e tyre.
Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me banorët e tjerë të zonës i mikpritën me duartrokitje vëllezërit dhe motrat e familjes Lala që humbën jetën.
Dje tragjedia u rëndua akoma më shumë në këtë familje, pasi ndërroi edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe. Kunata e saj u shpreh se “Mire ne por na vdiq dje një nuse e vëllait, ishte operuar nga tëmthi, pastaj e diktoi se asnjë nuk shkoi ta shikonte”. “Kjo është shtëpia juaj tani. Keni tre shtëpi në këtë apartament” u tha Rama.
Ndërsa Veliaj theksoi se do të kenë edhe një mjek në dispozicion, por edhe ushqim tre vaktet falas. “Ata nuk i kthejmë dot” tha Rama, ndërsa u tha familjarëve se “Për cfarë të keni nevojë unë jam këtu. Unë e dija që ju nuk do të rrinit atje, prandaj atje do të ndërtojmë një çerdhe”. Kryeministri u kërkoi banorëve që t’i presin me ngrohtësi anëtarët dhe ti trajtojnë me kujdes.
Gjithashtu, Rama kishte një porosi edhe për kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj duke i kërkuar që të lyejë muret e pallatit. “Unë dal në 5:30 unë dal në 4:30 do dalësh të lyesh shkallën” tha ai. Vëllezërit dhe motrat e familjes janë zhvendosur në Tiranë tashmë te banesat sociale.
Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik:
1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç -binjakë në Vilën në Kënetë
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, 52 vjeç, i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete