111 emigrantë sirianë, irakianë dhe palestinezë janë ndaluar nga anija shqiptare Oriku, e cila patrullon në detin Egje në kuadër të NATO-s.
Emigrantët ishin nisur nga brigjet turke dhe udhëtonin me dy gomone dhe 1 skaf në drejtim të Greqisë kur janë ndaluar nga anija shqiptare. Ata i janë dorëzuar Rojes Bregdetare turke.
Për tre operacionet ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
“Natë intensive për anijen shqiptare Oriku dhe ekuipazhin e saj me mision në detin Egje. 111 emigrantë sirianë, irakenë e palestinezë u shpëtuan në 3 operacione të ndryshme brenda pak orësh, gjatë mbrëmjes së djeshme në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë. Emigrantët të cilët lundronin në 2 gomone dhe 1 skaf, iu dorëzuan Rojës Bregdetare turke”, tha Xhaçka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.