Anija shqiptare Oriku, pjesë e misionit të NATO-së në Detin Egje, është përballur ditët e fundit me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm.
Ekuipazhi shqiptar ka ndihmuar që të zbresin të sigurt në tokë 140 emigrantë afganë e sirianë, 30 prej të cilëve fëmijë.
Në bashkëpunim me rojën bregdetare turke dhe greke, anija Oriku, pjesë e operacionit të NATO-së “Sea Guardian”, brenda tre ditëve ka asistuar në shpëtimin e katër gomoneve ku udhëtonin të rritur e fëmijë.
Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-së në detin Egje, janë mbi dy mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare. /TCH/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.