×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Anija shqiptare shpëton 110 emigrantë në detin Egje

    Reporteri
    01 Tetor 2019 | 12:24

    Brenda dy ditëve janë shpëtuar 110 emigrantë në detin Egje, nga një anije shqiptare.


    Ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka treguar se Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj kanë shpëtuar 110 emigrantë në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve në detin Egje.

    “Kontributi i detarëve tanë në 3 vite si pjesë e misionit të NATO-s “Sea Guardian” është shumë më i madh se kaq. Anijet dhe efektivët tanë kanë kryer mijëra orë patrullime, për të shpëtuar rreth 3000 fëmijë, gra e burra”, ka shkruar ministrja Xhaçka në llogarinë e saj në facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!