Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka marrë vendimin përfundimtar për ankesat mbi zgjedhjet e 25 prilli, mbi qarkun e Tiranës.
Ai ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për provat shtesë për qarkun Tiranë.
KAS, gjithashtu ka rrëzuar kërkesën e Bojken Abazit për të marrë kamerat e QV-ve në shkollën Arben Broci.
Në mbledhjen e sotme,Boiken Abazi, kandidat i pavarur, i propozuar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është shprehur se mandati i tij është vjedhur.
“Ne kemi dorëzuar një fotografi, e cila është fletë votimi ku është votuar numri 13. Kjo fletë votimi është gjetur nga një maturante në shkollën ‘Arben Broci’ në Tiranë dhe si fotografi ka qarkulluar në rrjetet sociale”, tha Abazi.
KAS ka kërkuar informacion nga kryqëzimi i të dhënave nga pajisja PEI (pajisja e identifikimit elektronik të zgjedhësve). Mbledhja e radhës do të bëhet në orën 17:00 për vendimin për Durrësin dhe Shkodrën
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.