E diela e parë e muajit qershor ka shënuar rritje të pushuesve në plazhet e Vlorës.
Pjesa më e madhe e pushuesve thonë se problematike është pastrimi i plazheve.
Një prej pushuesve që frekuenton plazhi publik thotë se u detyrua, që të heqë vetë mbeturinat nga rëra.
“Kjo është puna e ndërmarrjes së Bashkisë duhet të vijnë ti marrin me makinë, se me duar nuk merren. Unë o pastrova.”
“Në plazhet private gjendja nuk është aq e mirë, çadrat janë të vjetrat shezlongët, rëra e papastruar.”
Një shqetësim tjetër është dhe siguria, pasi mungojnë rojet bregdetare.
“Nuk shohim roje, mos janë të padukshëm, mos janë në plazh.”
Këtë sezon çmimi i shezlongëve është rritur nga 100 deri 200 lekë.
“Vjet paguaja 3 qind lekë këtë vit 5 qind të reja. Ka ndikuar çmimi I naftës tek kashta!”
“Vjet ka qenë 400 lekë këtë vit 500 lekë.”
Edhe në Durrës pushuesit kanë të njëjtat ankesa, për higjienën dhe rritjen e çmimeve.
“Ka nevojë për më shumë pastërti. Vjet paguam 3 mijë për shezlong tani 4-5 mijë. Ka e shezlonge me 10 mijë.”
“Po arrij pensionin. Shezloni me çadra 10 mijë lekë, s’është normale edhe këtu ka import. U detyrova të merrje për hatër të mbesës se unë nuk e dua”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.