Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi ditën e sotme dënimin me dy vite burg për ish-Kryeprokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Kujtojmë se më 9 shtator u mbajt seanca e fundit për ish-kryeprokurorin Llalla. Vetë ish-kryeprokurori nuk ishte prezent në seancë, pasi sipas avokatit të tij, Sokol Hazizaj, ai është sëmurë në gjendje të rëndë dhe ndodhej në regjim spitalor.
Ndërkohë edhe ditën e sotme Hazizaj u shpreh se Llalla vijon të jetë sëmurë dhe në regjim spitalor, por nuk kishte informacione se ku ndodhej.
Llalla u shpall fajtor për fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.