Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka publikuar një njoftim në rrjetet sociale ku paralajmëron qytetarët shqiptarë të mos bien pre e agjentëve të rremë për aplikimet për viza jo-emigruese.
“Nuk keni nevojë për një agjent vizash për të aplikuar për një vizë amerikane jo-emigruese pasi procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe mund të përfundohet online në vetëm tre hapa të thjeshtë.
“Mos harroni, nëse një agjenci ofron informacion të pasaktë ose të rremë, ju jeni përgjegjës dhe viza juaj mund të refuzohet! Plotësojeni vetë aplikimin tuaj.”
“Ambasada e ShBA në Tiranë është burimi i vetëm zyrtar i informacioneve për vizat amerikane në Shqipëri dhe të gjitha shërbimet ofrohen falas” thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.