×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ardhja e afganëve, Rama: Ne e dimë si është të jetosh nën diktaturë, vendet e pasura të mos kthejnë shpinën

    Reporteri
    16 Gusht 2021 | 18:38

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për “The Guardian”, lidhur me pranimin e kërkesës së SHBA për të strehuar qindra afganë, të cilët rrezikohen nga talebanët.


    Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria do të presë emigrantët nga Afganistani, pasi e di se si është të jetosh nën diktaturë.

    “Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri,” tha kryeministri i vendit, Edi Rama, për Guardian.

    “Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë. ”

    Rama tha se nuk mund ta kuptonte “se si vendet më të pasura mund t’i kthejnë shpinën”.

    “Kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë,” shtoi ai. “Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të jemi pjesë e tij.”

    Rreth 30,000 qytetarë afganë janë larguar nga vendi çdo ditë gjatë 10 ditëve të fundit, shumica udhëtojnë në Iran ose Pakistan me rrugë tokësore, shkruan The Guardian.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!