×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ari dhe ora në vlerë 370 mijë dollarë, gabimi që çoi në kapjen e shqiptares në Aeroportin e Stambollit

    Reporteri
    12 Shkurt 2022 | 18:19

    Policët turq nuk u kanë besuar syve teksa kanë peshuar sasinë e arit që mbante me vete shqiptarja F.R. kur u ndalua dy ditë më parë në Aeroportin e Stambollit.

    Asaj iu kapën dy lingota ar me peshë totale 3.1 kilogram, një numër i madh byzylykësh ari dhe 17 ora të shtrenjta.

    Ata dyshuan menjëherë pasi e panë gruan sepse çanta që kishte varur në pjesën e barkut peshonte shumë.

    Pasi e kanë ndaluar dhe i kërkuan që të hapte çantat policët bllokuan të gjithë sasinë e arit dhe orave të shtrenjta.

    E gjithë ajo që F.R. mbante në çantën e saj ka një vlerë totale prej 5 milionë lira turke ose rreth 370 mijë dollarë amerikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!