×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arjan Konomi shpërthen ndaj Agron Shehaj: Politikan i ri, me surrat të vjetër

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 22:01

    Gazetari Arjan Konomi ka shpërthyer ndaj deputetit dhe Kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, të cilin e ka quajtur “politikan të ri me surrat të vjetër”

    Ai ka publikuar një video ku pas tij shihet një billobord me foton e Shehajt, teksa ka thënë se Shehaj bashkë me Lulzim Bashën e ndihmuan Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, që të bëhet më i fortë dhe më i fuqishëm.

    “Shikoni se kë kam këtu mbas shpine,  këtë politikanin e ri. Dhe ky ka tetë vjet, Agron Shehaj që rri në parlament, që ka ushqyer politikën e Edi Ramës bashkë me me Lulzim Bashën e kanë bërë të jetë më i fortë e më i fuqishëm e të aprovojë çdo lloj ligji dhe tani mbasi u përpoq të shkatërronte opozitën shqiptare u përpoq të jap një alternativë të re. Ky politikani i ri me surrat të vjetër.  Ky politikani që tani kërkon një mundësi, po e kishe. A ishe në parlament, a je në parlament akoma. Tani ca kërkon”, ka thënë Konomi në këtë video.

    Në fund, i drejtohet Shehajt duke i thënë se “Ti e krijove skllavërinë e re të callcentrave me të rinjtë shqiptarë.”

    @arjankonomi_ #arjankonomi #albania🇦🇱 #albanian #election #politica #viral_video ♬ original sound – arjan konomi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!