×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arkitekti Nixha: Kosovarët i kam këshilluar të mos blejnë banesa në Durrës

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 7:20

    Një nga arkitektët më të njohur në Kosovë, Astrit Nixha thotë se asnjërit prej qytetarëve kosovarë nuk e ka këshilluar që të blejë një apartament në Durrës.


    Në emisionin Opinion ai tha se ato ndërtime nuk kanë patur as kushtet më minimale për të qenë të sigurta.

    Blendi Fevziu: Si e shikoni situatën në Durrës?

    Astrit Nixha: Katastrofë! Kur dikush nuk do të na dëgjoj kur flasim si profesionit, edhe kur opinioni zgjohet prej gjumi kur ndodh. Asnjë nga ndërtimet që kam parë nuk i ka plotësuar kushtet. Nuk jam futur në ndërtim dhe në kualitetin e ndërtimit, janë frenu në pjesën e arkitekturës. Nuk mund të ketë një ndërtesë 5 katëshe, një rrugë 5 metra dhe më pas prapë një ndërtesë 5 katëshe.

    I pyetur për përgjegjësit, ai tha: Përgjegjësia është në shumë nivele, unë me sa e kontrollova pak legjislaturën në ligj eksitojnë të gjitha masat, por…

    “Një send i vogël që askush nuk e mendon, për shembull në një vend që futen më shumë se 15 veta dera duhet të hapet për jashtë”, theksoi më tej ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!