×
  • Lajme
  • Raporto
  • Shqipëri / Denoncimi

    Arlind Qori: Oligarku Shefqet Kastrati ka ndërtuar për dy vjet pa leje në Tiranë, kjo është shkelje e ligjit

    Reporteri
    17 Tetor 2025 | 15:28

    Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë ka denoncuar se në Tiranë oligarku Shefqet Kastrati është toleruar që të ndërtojë pa leje për dy vjet, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Sipas tij, Oligarku Shefqet Krastrati ka ndërtuar pa leje dhe për këtë ai i referohet edhe një hulumtimi gazetaresk.

    “Oligarku Shefqet Krastrati ka ndërtuar pa leje. […] Shefqet Kastrati ka marrë një leje zhvillimi në 2019 dhe për dy vjet deri sa i ka dalë leja e ndërtimit në 2021 ka ndërtuar, ndonëse ligji e bën të detyrueshme që ndërtimi të nisë vetëm pasi merr lejen e ndërtimit. Madje në vitin 2021, 2022, Shefqet Kastrati e ka shtuar sipërfaqen e ndërtimit dhe po ndërton tek ish-Sheratoni, jo vetëm një hotel të ri, por një kompleks kullash për banim dhe arsyeje komerciale”, thotë Qori në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook.

    “Qytetarët e Tiranës e dinë shumë mirë se deri përpara rreth 30 viteve kjo zonë i përkiste parkut të liqenit artificial të Tiranës, por qeveri pas qeverie i kanë shpronësuar qytetarët e Tiranës nga kjo hapësirë publike”, shton ai.

    “Dhe në rastin të oligarkut Shefqet Kastrati i kanë dhënë mundësi të ndërtojë me një densitet jashtëzakonisht të lartë”.

    Këtu jemi përpara një shkelje të ligjit, thotë Arlind Qori, përcjell Reporteri.net.

    Oligarku Shefqet Kastrati, i lidhur ngushtë me Qeverinë e Edi Ramës në Shqipëri, është biznesmen me prejardhje nga Kukësi, pronar i “Kastrati Group”, dhe llogaritet si njëri ndër personat më të pasur në Shqipëri. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!