×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen 5 persona, u kapën në flagrancë duke shkëmbyer kokainë

    Reporteri
    10 Gusht 2021 | 16:34

    Policia e Fierit në kuadër të operacionit të koduar “Ofiçina”, ka vënë në pranga pesë persona, pasi janë kapur në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike.


    Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit: Fatmir Dhimos (Ademi), Leonard Gropa, Ilir Nuhaj, Dardan Kamberaj dhe Simon Toska.

    “Këta shtetas janë kapur në ambiente e lokalit në pronësi të shtetasit D. K në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

    Gjatë operacionit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 6 doza kokainë, 6 aparate celularë dhe 5 automjete”, njofton policia.

    Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”. /tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!