×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen 6 tregtarë në Tiranë, sillnin rroba kontrabandë nga Turqia

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 21:38

    6 tregtarë kanë rënë në prangat e policisë pasi u ndaluan në në aksin rrugor “Tuneli Elbasanit – Rrethrrotullimi Tegut”, me një sasi mallrash kontrabandë, si veshje dhe produkte të tjera në vlerë të konsiderueshme.


    Në pranga kanë rënë 6 tregtarë, mes të cilëve edhe dy gra të moshave 44 dhe 56 vjeçe. Ata akuzohen për futje të mallrave në vend në mënyrë të jashtëligjshme dhe evazion fiskal, raporton shqiptarja.com.

    M.Sh., 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

    D.K., 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,

    K.Sh., 44 vjeçe, banuese në Durrës.

    I.N, 56 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

    D. M., 55 vjeç, banues në Tiranë.

    M.N., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

    Të gjashtë të arrestuarit janë tregtarë të pajusr me NIPT dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregtar në qytetin e Tiranës.

    Gjatë operacionit policia sekuestroi mallra të ndryshme kontrabandë, si veshje të ndryshme për të gjitha moshat , parfume dhe barna mjekësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!