×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen dy persona në Vlorë, shisnin fara kanabisi

    Reporteri
    15 Maj 2021 | 9:18

    Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, pasi iu janë sekuestruar fara kanabisi. Të arrestuarit janë Gazment Sulçaj, 37 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë; Roel Sulaçaj, 19 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.


    Policia sqaron se dy të arrestuarit dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin farat e kanabisit për t’i shitur, me qëllim kultivimin e tyre.

    Në cilësinë e provës materiale, autoritetet sekuestruan 2632 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!