×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen në Elbasan 45 persona për drogë, 7 të tjerë në kërkim

    Reporteri
    29 Qershor 2023 | 11:17

    45 persona ranë në prangat e policisë së Elbasanit ndërsa 7 të tjerë u shpallën në kërkim, në një operacion të gjerë antidrogë.

    Në një deklaratë për mediat, kreu i policisë së Elbasanit, Ilir Proda tha se hetimet për këtë operacion zgjatën 3 muaj. Në përfundim të tij u identifikuan 52 persona, të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, prodhim e shitje në bashëpunim me njëri-tjetrin.

    Në operacionin që u shtri në disa qytete të qarkut të Elbasanit, morën pjesë 490 punonjës policie, 5 dronë etj.

    Proda tha se gjatë operacionit, janë sekuestruar kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri, municione, pjesë përbërëse të armëve të zjarrit dhe shuma të mëdha parash.

    10 prej personave të arrestuar, sipas kreut të policisë së Elbasanit ishin pjesë e një grupi kriminal, për pasojë është shkatërruar një grup i tërë, dhe janë goditur pjesërisht edhe 3 grupe të tjera./tvklan.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!