×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen pesë turistë në Dhërmi, u shpërndanin drogë turistëve të tjerë

    Reporteri
    12 Qershor 2023 | 12:57

    Pesë shtetas të huaj, turistë në Dhërmi, janë arrestuar nga Policia e Shtetit pasi merreshin me shpërndarjen e drogave të forta.

    Sipas policisw, në pranga kanë përfunduar shtetasit: T.G., 28 vjeçe, shtetase spanjolle; C.M., 28 vjeç, shtetas brazilian; Y.I., 32 vjeçe, shtetase argjentinase; R.D., 40 vjeç, shtetas argjentinas dhe N.M., 27 vjeç, shtetas italian.

    Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ambienteve ku këta shtetas ishin akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike të llojit GHB (Gamma-hydroxybutyrate), të ndarë në 160 doza, 30 doza Poppers, 49 doza ekstazi, 2 doza MDMA, 18 doza kokainë dhe 3 doza kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 5 aparate celulare.

    Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 610 pesos (monedha argjentinase), 340 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

    “Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 5 shtetas kishin ardhur si turistë në Dhërmi dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!