Një shtetas grek 46 vjeç dhe një shtetas shqiptar 48 vjeçar u arrestuan gjatë orëve të natës në aksin që lidh qytetin e Kosturit me doganën e Kapshticës në Greqinë e Veriut.
Sipas policisë greke, dy të arrestuarit u ndaluan pasi në automjetin e tyte u gjet sasia prej 53 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, si dhe shuma prej 3500 euro cash.
Policia thotë se kishte informacion për transportimin e lëndës narkotike, ndaj dhe ngriti postobllokë në disa pika të autostradës.
Dy të arrestruarit tentuan të largohen me vrap, por u arrestuan brenda pak minutash. Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie ,ndërsa hetimet do të vazhdohen prej departamentit të anti drogës së Kosturit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.