Tre vëllezër u arrestuan pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kultivuar bimë narkotike.
“Duke përfituar nga terreni i vështirë dhe tepër i thyer malor, dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike kanabisi në zonën e Toplanës Vau Dejës dhe në zonën e Iballës Pukë mbi liqenin e Komanit” informon policia e Shkodrës.
Të arrestuarit janë vëllezërit K.S., 33 vjeç; D.S., 26 vjeç dhe L.S., 35 vjeç, banues në fshatin Toplanë, Njësia administrative Temal, Bashkia Vau-Dejës.
Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.
Operacioni u kodua “Brebulla”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.