×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet 20-vjeçari në Devoll, kreu marrëdhënie seksuale me 43-vjeçaren me aftësi mendore të kufizuar

    Reporteri
    26 Mars 2021 | 22:37

    Një 20-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet se ka kryer marrëdhënie me një grua me probleme të shëndetit mendor.


    I arrestuari është 20 vjeçari, K.K banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras. Sipas policisë ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Miras, pasi dyshohet se ky shtetas, ka kryer marrëdhënie seksuale me një 43-vjeçare, me aftësi mendore të kufizuar.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!