×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet 21 vjeçari shqiptar, kapet me kokainë në Itali

    Reporteri
    07 Shtator 2023 | 10:36

    Një 21 vjeçar shqiptar është arrestuar të mërkurën në Itali.

    Atij iu gjet në veturë mbi 1 kilogram kokainë. Rasti ndodhi në qytetin e Bolonjas.

    Shqiptari u ndalua fillimisht nga policia për kontroll rrugor, raportojnë mediat italiane.

    Atij i është bastisur edhe banesa në zonën Borgo Panigale.

    Brenda saj, u gjet edhe një sasi prej 1.6 kilogramë marihuanë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!