Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë.
Patrick Wellner, ishte dënuar nga gjykata në Paderborn me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.
Ai kishte gjetur Shqipërinë si strehë për t’i shpëtuar drejtësisë gjermane, por u lokalizua dhe u arrestua nga policia shqiptare.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paderborn”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, i shtetasit: – Patrick Wellner, 27 vjeç, përkohësisht banues në Tiranë”, njofton policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.