×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet 36-vjeçari në Lezhë, iu sekuestrua një sasi eksplozivi

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 19:50

    Një 36 vjeçar ra në pranga e policisë së Lezhës, nën akuzën e mbajtjes pa leje të lëndëve plasëse.


    Pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët ushtruan kontrolle në banesën e shtetasit M.P. në Manati, ku gjetën një sasi eksplozivi, i bërë gati për t’u aktivizuar.

    Dyshohet se 36-vjeçari M.P. e kishte përgatitur lëndën shpërthyese për ta shitur.

    Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore. /a2news.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!