×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet avokati nga Elbasani, u mori 4,200 euro klientëve për dy raste gjyqësore, por nuk ndërmori asnjë veprim

    Reporteri
    25 Maj 2023 | 11:06

    Policia në Elbasan kanë arrestuar një avokat 51-vjeçar pasi dyshohet se i mori 4,200 euro klientes përmes mashtrimit. 

    “I mori 4200 euro klientes së tij, përmes mashtrimit, dhe nuk kreu detyrimet ligjore për të cilat ishte ngarkuar me prokurë, arrestohet 51-vjeçari, me profesion avokat”, thuhet në njoftim të policisë.

    Sipas njoftimit, Policia në Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase për një rast mashtrimi nga një avokat, kanë organizuar punën për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

    “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kallëzuesja dhe familjarët e saj kishin autorizuar me prokurorë shtetasin G.K., për të ndjekur në gjykatë, dy çështje gjyqësore (një çështje pronësie dhe një zgjidhje martese), dhe i kishin dhënë atij 4200 euro, por ai nuk kishte kryer asnjë veprim juridik për ndjekjen e këtyre çështjeve”, thuhet në njoftim.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!