×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet grabitësi i farmacive në Tiranë

    Reporteri
    08 Shkurt 2021 | 22:49

    Kristi Çinari, i riu i dyshuar si autor i grabitjes së dy farmacive dhe një pike dhëniesh kredie brenda në kryeqytet është arrestuar mbrëmjen e sotme.


    Ndalimi i tij është bërë në kryeqytet nga efektivë të komisariatit numër katër.

    Çinari u kap me një kartë ID të falsifikuar me emrin Blerim Krasniqi.

    I riu është person me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes. Grabitjen e parë që dyshohet se ka kryer ka ndodhur në vitin 2017 në një farmaci në rrugën e Kavajës, vepër penale për të cilën ka kryer dhe dënimin me burg, ku vetëm pak kohë më parë është liruar.

    21-vjeçari është rikthyer në skenë ku me datën 21 janar dyshohet se ka grabitur një farmaci tjetër në bulervardin “Zhan Dark”, ku ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.

    Më pas ai ka kryer grabitjen e pikës së dhënies së kredive Kredo.al, ku dyshohet të ketë marrë 6-7 milionë lekë të vjetra nën kërcënimin e armës.

    Vepra penale e fundit e të riut dyshohet se është grabitja e farmacisë në rrugën “Bardhok Biba” në qendër të kryeqytet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!