×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet Ilir Xhepaj, bashkëpunëtori i Eduard Lamajt për atentatin në Kurbin

    Reporteri
    28 Qershor 2020 | 8:13

    Një megaoperacion policor është zhvilluar në orët e vona në zonën e ”Kodër Kamëz” në kryeqytet, që është konkretizuar me arrestimin e Ilir Xhepajt, alias Ilir Lika, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj 2020 në Laç.


    Mësohet se Ilir Xhepaj ishte fshehur në një apartament në këtë zonë.

    Ai kishte më pak se tri muaj që ishte liruar nga burgu për grabitje, dhe jeta e tij ishte e ndarë mes Tiranës, Laçit dhe Kurbinit.

    Klaudio Perkola, Ilir Xhepaj dhe Elson Alija, të tre nga Kurbini u shpallen në kërkim si bashkëpunëtorë në vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likes. I arrestuari ndodhet dhe i dyshuari si autori kryesor, Eduart Lamaj, shkruan oranews.

    Gjykata e Kurbinit vendosi më 26 qershor masën e sigurisë “Arrest me burg” për Eduart Lamaj.

    Seanca për caktimin e masës së sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim pasi mbeti i plagosur gjatë shkëmbit te zjarrit mbrëmjen e 30-majit në Kurbin.

    Si u arrestua Eduard Lamaj – Identifikimi i 30 vjeçarit si autor i vrasjes së dyfishtë është bërë pas analizave të ADN-së marrë nga gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes. Identiteti i tij është përforcuar dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë ku ai mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

    Ndërkohë policia po e mbante nën vëzhgim prej disa ditësh ndërsa ai qëndronte në banesën e të motrës në kryeqytet. Kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua u dërgua për mjekim në një klinikë private ku mjekohej prej ditësh. Atëherë agjentët vendosën të ndërhyjnë mbrëmjen e të hënës, 22 qershorit.

    Arrestohen mjekët – Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy mjekët në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit Viktor Marku, 42 vjeç dhe Besim Lama, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

    Vrasja në Laç – I riu mbeti i plagosur në këmbë gjatë atentatit ku mbetën të vrarë biznesmenet Bujar Hysenit (Lika) dhe Paulin Gjergjit (Markaj), ngjarje e ndodhur më 30 maj brenda ambjenteve të një hoteli në autostraden Milot-Mamurras.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!