Një 30-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale të “Mashtrimit”.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ajo është shtetasja Milena Deraj.
Deraj, një ish-punonjëse e Bankës se Shqipërisë, mashtroi 3 shtetas (babain dhe dy djemtë), duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.
Në vijim të veprimeve hetimore u shpallën në kërkim dhe personat që u mashtruan nga 30-vjeçarja pasi me vetëgjyqësi e kanë kanosur për kthimin e parave.
Nga hetimet e thelluara policia ka mundur të dokumentojë edhe një rast tjetër të mashtrimit të kryer nga 30-vjeçarja.
Ajo i mori një shumë prej 230 000 euro një shtetaseje, me pretendimin se do t’i investonte paratë në bono thesari me qëllim përfitimi.
Materialet në ngarkim të saj i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.