×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet në Kolumbi një 33-vjeçar nga Tropoja

    Reporteri
    27 Janar 2025 | 10:45

    Në qytetin e Kartagjenës, në Kolumbi, është arrestuar një 33-vjeçar nga Tropoja.

    Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve.

    Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi, raporton A2CNN.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët me partnerët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

    Operacioni i koduar “Kartagjena”, rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia shqiptare.

    Kapet nga Policia kolumbiane, në qytetin e Kartagjenës, 33-vjeçari nga Tropoja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve.

    Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor “Kartagjena”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar në qytetin e Kartagjenës, nga Policia kolumbiane, shtetasi A. Gj., 33 vjeç, lindur në Tropojë.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e akuzon si pjesëtar të një organizate kriminale për trafikimin e armëve. Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit A. Gj., në Shqipëri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!