Kur kanë kaluar më shumë se 11 muaj nga tentativa për grabitje e çiftit Laze, Petrit dhe Afërdita, është vënë në pranga autori, Markelian Cungu.
Media në Shqipëri njoftojnë se 23-vjeçari, autor i më shumë se 700 grabitjesh, edhe pse në një moshë të vogël, është arrestuar dje në Kosovë.
Grabitja ndodhi më 19 janar të vitit 2020. Cungu, fqinj i çiftit e njihte mirë zonën, kishte studiuar hyrjen në banesë dhe lëvizjet dhe së bashku me 28-vjeçarin tentuan grabitjen, por hasën në rezistencën e çiftit, për pasojë çifti i biznesmenëve Petrit dhe Afërdita Laze u plagosën me armë zjarri.
61-vjeçari mori një plumb në bark, ndërsa gruaja e tij ka një plagë në kofshë, sot në gjendje të mirë shëndetësore.
Markelian Cungu njihet në kartotekat kriminale të Komisariatit nr.3 si personi që ka kryer më tepër grabitje, ku bashkë me këtë të tanishmen, numri i vjedhjeve të kryera prej tij sipas policisë ka shkuar në 70.
Kjo shifër është e regjistruar vetëm për sa i përket Komisariatit nr. 3, pasi në të gjithë komisariatet e Tiranës Cungu rezulton të ketë autorësinë në mbi 700 vjedhje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.