×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet në Shkodër ish-polici i dënuar për vrasje me armën e punës

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 8:33

    Forcat Shqiponja në Shkodër kanë arrestuar ish-policin e FNSH Tiranë,  Ylli Ceka, i cili ishte dënuar për vrasjen e Edvin Vogli ndodhur në vitin 2014 në zonën e Freskut në Tiranë.


    Vrasja në atë kohë ishte kryer me armën e punës nga ish-efektivi Ceka.

    Ai ishte në kërkim policor, pasi gjykata e ka dënuar me 11 vite dhe u kap nga Policia e Shkodrës, teksa lëvizte me një mjet në lagjen Sarreq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!