Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi u zbulua se po e mbante që 6 vjet familjen të ngujuar, gruan dhe dy fëmijët e mitur, si dhe i dhunonte ata.
Në bashkëpunim me drejtorinë e antiterrorit, policia në Tiranë e arrestoi 52-vjeçarin, të cilit në banesë iu gjet edhe municion luftarak. Gjatë kontrollit në oborr, iu gjetën 700 fishekë luftarakë dhe krehër automatiku.
I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje Xh.L., mbante të mbyllur prej 6 vjetësh duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale./TCh
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.