×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet polici i burgut të Peqinit, tentoi të fusë kanabis në qeli

    Reporteri
    27 Qershor 2020 | 23:38

    Një efektiv i burgut të sigurisë së lartë në Peqin, është ndaluar ditën e sotme nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.


    Fatmir Dupi me detyrë efektiv i regjimit të brendshëm tentoi të fusë brenda qelive një sasi prej 26.1 gr kanabis.

    Efektivi e kishte fshehur lëndën narkotike në brendesi te pantallonave. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!