×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet shqiptari me 167 kilogram kanabis në kufirin shqiptaro-grek

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 22:32

    Një sasi e madhe e madhe e lëndës narkotike është sekuestruar në kufirin shqiptaro-grek, prej 167.5 kg kanabis u zbulua sot në Thesprotia të Greqisë.


    Kanabisi ishte fshehur poshtë një peme, ndërsa u zbulua nga 2 qen anti-drogë.

    Një shqiptar është arrestuar lidhur me ngjarjen, ndërsa vazhdojnë hetimet për zbulimin e rrjetit të trafikut.

    Pas verifikimeve, autoritetet greke zbuluan se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe nuk kishte leje qëndrimi.

    Lënda narkotike ishte e ndarë në 6 çanta, brenda së cilave kishte 83 pako gati për shitje. Gjithashtu u sekuestruan thika, dylbi me të cilat trafikantët kontrollonin zonën, por edhe sende të tjera me vlerë për hetimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!