Policia greke në pikën kufitare të Kakavijës, ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, i cili ishte në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Ai akuzohet se ka tentuar të trafikojë 700 kg marijunë nga Porti i Durrësit, në vitin 2017-të.
Ndaj tij Gjykata e Krimeve të Rënda ka lëshuar një urdhër arresti. 28-vjeçari do të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku do përballet me akuzën e trafikut të drogës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.