Gjatë të shtunës, Sali Berisha organizoi një protestë për të marr në kontroll zyrat e Partisë Demokratike në Tiranë.
Pas disa orësh proteste, Policia shqiptare e shpërndau protestën dhe ish-kryeministri nuk arriti që të finalizoj projektin e tij.
Gazetari dhe analisti nga Shqipëria, Artan Hoxha në një lidhje në ‘Direkt’ në ATV ka thënë se Berisha vetëm me dhunë dhe terror di ti realizoj planet e tij.
“Është në të mirë të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë që kjo parti të riorganizohet. Nuk ka një parti tjetër në vend që mund ta kundërshtoj mazhorancën e Edi Ramës”, tha Hoxha në ‘Direkt”.
“Berisha deshi ta zgjidhte situatën ashtu siç di Berisha, dhe ai di t’i zgjidh punët vetëm me dhunë. Është mbret i dhunës dhe i terrorit në Shqipëri. Nuk di ta bëjë ndryshe”, shtoi ai.
“Policia e shtetit nuk do ta lejoj Berishën që të shkoj te PD-ja dhe ta marr me dhunë ndërtesën. Mbështetësit e tij një pjesë janë në burg një pjesë tjetër janë në kërkim nga Policia. Ai e ka humbur ‘krahun e armatosur të kësaj lëvizje”, tha ndër të tjerash Artan Hoxha.
Kujtojmë se Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë tjetër derisa qëllimi i tij të realizohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.