×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Asnjë viktimë dhe vetëm një rast me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 18:09

    Edhe në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit në Shqipëri. Ndonëse janë kryer 3348 testime, pozitiv me Covid nga rezultuar vetëm një qytetar nga Tirana.


    Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se tetë pacientë janë shëruar nga virusi, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë.

    Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë atje, 2,456 kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndonëse situata është përmirësuar, ministria vijon t’u bëjë apel qytetarëve që të zbatojnë rregullat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!