Mesditën e sotme është qëlluar me armë zjarri, Myslym Lika, i cili ndodhej në Mamurras.
60-vjeçari Lika, është qëlluar me disa plumba duke mbetur i plagosur rëndë dhe tashmë është çuar për marrjen e ndihmës mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ai ka qenë i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Konkretisht në vitin 2000, në muajin prill kur Lika ka qëlluar me breshëri kallashnikovi mbi Gëzim Çelikun, bashkëpronari i firmës “Friul Alba” dhe admnistratorin italianin Luciano Bortolusi.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Rreth orës 13:25, në Mamurras,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi M.L.,60 vjeç,banues në fshatin Gjorëm,Kurbin i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.