×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Atentati ndaj Fatos Tushes, ish-shoferi e shantazhonte me dokumente kompromentuese

    Reporteri
    01 Janar 2020 | 17:39

    Qelizat telefonike te celularit te Gezim Saracit i shpallur tashme në kërkim për plagosjen me granatë dore te kryebashkiakut të Lushnjes zbuluan se rreth një orë pas ngjarjes ai u lokalizua në rrethinat e Beratit.


    Por pavarësisht kontrolleve, Saraci nuk është mundur te gjendet nga policia.

    Burime pranë grupit hetimor sqaruan per Report se autori mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë duke u larguar drejt Beratit e ndërsa dyshimet janë se ka ndërruar disa automjete gjatë arratisjes.

    Në rrugë operative policia e Lushnjës ka siguruar informacione se Saraci shantazhonte Tushen me dokumente kompromentuese që ai dispononte për shkak se për disa vite me radhë ka ushtruar edhe detyrën e shoferit te kreut të këtij institucioni.

    Të vetmit që janë marrë deri më tani ne pyetje janë disa nga punonjësit e Bashkisë Lushnjë e nga te dhënat e siguruara prej tyre ka rezultuar se Saraci është larguar nga detyra në 2016 ndërsa objekt hetimi është edhe mënyra se si Saraci ështe paguar gjatë kohës që nuk ushtronte detyrën e shoferit te Fatos Tushes..

    Fatos Tushe, kryetar i Bashkisë së Lushnjes u sulmua me granatë mëngjesin e djeshëm nga shoferi i tij Gëzim Saraçi, nga ku mbeti e plagosur edhe sekretarja Erisa Qalliu. Pistë kryesore hetimi është pikërisht një borxh i pashlyer i Tushes ndaj ish-shoferit Saraçi, ndërsa përgjatë pesë viteve të fundit Saraçi ishte hequr disa herë nga puna nga kryebashkiaku Tushe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!