×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Atentati ndaj prokurorit, arrestohet nipi i deputetit të PS

    Reporteri
    05 Nëntor 2019 | 11:41

    Redjan Rraja, 34 vjec, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, i identifikuar nga gjurmët e ADN-së të mbetura në makinën e dyshuar të autorëve për atentatin në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua mbi makinën ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja dhe dy të tjerë, është arrestuar nga policia si i dyshuar për ngjarjen.


    Gjatë deklaratës së tij në Polici, mësohet se Rraja nuk ka pranuar asnjë përfshirje në atentatin e ndodhur të premten në orën 16:30, ku u plagosën shoferi i prokurorit Andi Maloku, prokurori dhe personi tjetër i identifikuar me një nga emrat e tij, Landi Muharremi, qe sipas policisë është person me precedentë penale, raporton News24.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!