Ka zhvillime të reja për krimin që tronditi Vlorën mbasditen e sotme ku humbi jetën shtetasi Gentian Qarri, 40 vjeç, i njohur me nofkën ”Geçe”.
Sipas forcave policore, një automjet i djegur është gjetur në afërsi të Hidrovorit, ku ka dyshime se është përdorur në atentat.
Nga ana tjetër, mësohet se autorët janë parë teksa janë larguar në drejtim të Pyllit të Sodës. Policia ka ngritur postblloqe dhe është vënë në kërkim të tyre.
Gentian Qarri po lëvizte në këmbë pranë Kishës Ortodokse në Vlorë dhe u qëllua nga një makinë në lëvizje. Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.