×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aulona Mustafa: Mos i puthni fëmijët në organet gjenitale, është pedofili

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 14:24

    Moderatorja, Aulona Mustafa duke folur mbi  ngjarjet e fundit dhe abuzimet seksuale ndaj të miturve, ku një 15-vjeçare në periferi të kryeqytetit është abuzuar seksualisht nga roja i shkollës.


    Ajo në emisionin “Shqipëria Live”, u shpreh se për të pedofili është dhe kur prindërit apo gjyshërit puthin fëmijët në organet gjenitale, transmeton Reporteri.

    “Kjo mënyra e shëmtuar që ne kemi, që realisht për mua është pedofili ajo që bëjnë edhe prindërit vetë, por edhe gjyshet edhe gjyshërit që marrin fëmijët dhe i puthin në organet gjenitale. Mos ta harrojmë këtë detaj. Në Shqipëri është normale që vajzën dhe djalin një muajsh, dy muajsh foshnjën ti ta marrësh dhe me përkëdheli të thuash, të keqen mami, të keqen babi dhe ta puthësh në organet gjenitale, është pedofili”, u shpreh Aulona. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!