×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Autobusi i linjës Tiranë- Athinë del nga rruga, lëndohen shoferët

    Reporteri
    26 Dhjetor 2019 | 9:55

    Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, në vendin e quajtur, Ura e Bënçës.


    Mësohet se autobusi i linjës Tiranë- Athinë ka dalë nga rruga.

    Si pasojë kanë mbetur të plagosur vetëm dy drejtuesit e tij.

    Sakaq, bëhet me dije se autobusi ishte bosh, pasi nuk kishte pasagjerë në të.

    Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!