Mëngjesin e sotëm, një autobus shkolle u përplas me një makinë në Voula të Greqisë duke lënduar pesë nxënës.
Aksidenti ndodhi në mes të rrugëve Spetses dhe Krini, ku një shofere shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.
Ajo nuk respektoi shenjën “STOP” dhe u përplas me autobusin në lëvizje.
Rastet më serioze janë të fëmijëve që kanë thyer dhëmbë, ndërsa të tjerë kanë pësuar vetëm traumë psikologjike.
Sipas mediave greke, fëmijët janë dërguar në spital ku po marrin trajtimin mjekësor.
Ende nuk është raportuar gjendja shëndetësore e shoferëve, ndërsa makinat e tyre kanë pësuar dëme materiale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.