Një autobus është përplasur me një makinë mëngjesin e ditës së sotme në qendër të Tiranës.
Policia njofton se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar katër qytetarë që ishin pasagjerë në autobus. Ata janë dërguar në spital për të marrë mjekim, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
“Në qendër të Tiranës, janë përfshirë në një aksident një mjet autobus me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobus të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
/TCH/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.