×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Automjeti del nga rruga, humb jetën 24-vjeçari

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 8:23

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së sotme në aksin Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjin.


    Mësohet se një automjet tip “Benz” ku udhëtonin dy persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një biznes në anë të saj.

    Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Denis Dedegjonaj dhe ka mbetur i plagosur pasagjeri N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës.

    Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.

    Njoftimi i policisë:

    Në orët e para të mëngjesit,në aksin rrugor Lezhë -Milot ,në Ishull Lezhë,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi D.D.,24 vjeç ,banues në Lezhë ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.

    Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi D.D. dhe ka marrë dëmtime pasagjeri shtetasi N.P.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

    Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!