×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Autori me çrregullime mendore, nuk e dinte se kishte kryer krimin e rëndë

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 19:57

    Viktima Dashnor Osmani 50 vjeç nga Poscesta ndëroi jetën në vend nga plagët e marra. Autori i dyshuar, Zamir Topi u përpoq të largohet nga vendngjarja por policia arriti ta arrestojë në një rrugë më poshtë se pazari.


    Një prej tregtarëve flet e tronditur për ngjarjen e paprecedente.

    “Nuk isha në momentin kur e vranë, kur erdha dëgjova njerëzit që ulërinin”, shprehet tregtarja.

    “ABC News” zbardh dëshminë e autorit të krimit makabër. Mësohet se 42 vjeçari Zamir Topi prej kohësh ka qenë në konflikt me Dashnorin për eshtrat e nënës.

    Ai ka thënë në polici se i kishte thënë shumë herë Dashnorit të largonte eshtrat e nënës së tij të vendosur në varrin e nënës së Zamirit. Ai më tej thotë se edhe një ditë më parë e kishte paralajmëruar dhe ai i kishte thenë se nuk i lëviz eshtrat dhe këtë do ta bëjë vetëm kur të vdesë.

    Në kushtet e ngarkesës psikologjike për shkak të refuzimit të Dashnorit, Zamiri me vetëdijë kishte blerë një sopatë me lekët e fundit që kishte në xhep dhe e goditi në mes të pazarit të Korçës.

    Zamiri me sa duket është penduar në çast pasi uroi që ai të mos kishte ndërruar jetë, pasi nuk e dinte që me rreth 10 goditje në kokë me sëpatë i kishte marrë jetën Dashnorit. Mësohet se autori vuan nga çrregullime mendore dhe se kurohej në psikiatri. Gjithashtu bëhet e ditur se policia ka shkuar në banesën e Zamir Topit ku po kryen kontrolle dhe ka shoqëruar edhe të afërmit e autorit./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!