Një avion mallrash raportohet se ka pasur probleme në aeroportin e “Nënë Tereza”, pasditen e të martës.
Avioni raportohet se ka dalë nga pista për disa metra.
Në një video të siguruar nga A2 CNN, shihet një makinë e forcave zjarrfikësve në pistë.
Sipas informacioneve, për shkak të rrëzimit të avionit janë pezulluar nisjet dhe mbërritjen nga Rinasi.
Po ashtu, mësohet se është dëmtuar edhe pista e Rinasit. Nga rrëzimi i avionit nuk ka pasur të lënduar, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një defekt në rrota.
Policia Kufitare e Rinasit, ka kryer veprimet, i ka kryer testin e alkoolit pilotit ku ka rezultuar 0:00 mg/l dhe materialet do i kalojne Prokurorisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.