Një ditë para përfundimi të afatit, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për komisionet hetimore.
Bëhet fjalë për ndryshimet e propozuara nga PS të cilat më pas janë miratuar në dhjetor 2023.
Më herët për këtë çështje kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, iu drejtua presidentit për të mos e dekretuar këtë ligj.
Në njoftimin e Presidencës lidhur me këtë dekret, presidenti argumenton përmes 5 pikave arsyet e vendimit të tij për t’i dekretuar këto ndryshime.
“Për sa i përket kërkesës për përfshirjen e Presidentit të Republikës në procesin e dialogut politik, kjo përbën konsideratë të një natyre të ndryshme nga konsideratat që i takojnë procedurës së kontrollit kushtetues të ligjeve. Kthimi i ligjeve për shqyrtim nuk është instrumenti kushtetues që i është dhënë Presidentit të Republikës për të lehtësuar dialogun. Ligjet nuk shpallen për hir të “dialogut politik mes palëve”, por si pjesë e procesit legjislativ, për shkakun se kalojnë me sukses filtrin kushtetues”, thuhet në pikën 5 të argumentin të presidentit, që i përgjigjet kërkesës së Bardhit drejtuar presidentit për të mos e dekretuar këtë ligj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.