Vendimi i fundit për rritjen e pagave në Shqipëri e pozicionon presidentin shqiptar, Bajram Begaj, si kreun e shtetit më të paguar në rajon.
Me përfitimin mujor që rritet nga 2 mijë e 320 euro në 3 mijë e 860 euro, ai kalon në rajon edhe presidentët e Kroacisë dhe të Sllovenisë, që paguhen deri në 3 mijë e 500 euro në muaj.
Menjëherë pas tyre janë tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Denis Beqiroviq, Zelka Cvijanoviq dhe Zelko Komshiq, secili me nga 2,920 euro në muaj në pozicionin e tyre drejtues dhe më tej, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili e ka pagën 2 mijë e 420 euro.
Ndërkohë, paga e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani pas rritjes së fundit shkon në 2 mijë e 160 euro.
Presidentit serb, Aleksendar Vuçiq, të cilit i është rritur paga në janar, merr sot 1 mijë 700 euro në muaj dhe me një diferencë prej 200 eurosh, listën e mbyll Stevo Pendarovski me pagë mujore 1 mijë 500 euro./euronews.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.